Lajme

Detaje të reja: Menxheri i Tayna’s dyshohet se ia theu hundën një personi në diskotekë, e goditi me armë

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 05 October 2021

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata që t’i caktojë masën e paraburgimit Rinor Hykollit, menaxherit të reperes Tayna, si i dyshuar për një rrahje në diskotekën “Stop”, në Gjilan.

Hykolli bashkë me një person tjetër dyshohen se e keqtrajtuan një person në zhveshtoren e kësaj diskoteke

Prokuroria kanë njoftuar se e gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas mesnatës së 22 korrikut, në diskotekën “Stop”, ku Hykolli bashkë me Sh. Xh., të dyshuarin tjetër për këtë rast, e sulmuan fizikisht viktimën L.B.

-Advertisement-

E gjithë ngjarja dyshohet se ka nisur pasi Sh. Xh. e kishte thirrur viktimën dhe bashkë me të kishin hyrë në zhveshtoren për këngëtarë, aty ku i priste i dyshuari Rinor Hykolli.

Posa kanë hyrë në zhveshtore, Hykolli dhe Sh. Xh. dyshohen se e kishin goditur viktimën në pjesën e kokës me armët që i mbanin. Pas këtyre goditjeve, viktima ishte rrëzuar përtokë, por të dyshuarit nuk ishin ndalur, pretendon prokuroria.

Ata dyshohet se kanë vazhduar të godasin viktimën me grushte e shqelma, derisa ishte në tokë. Për të shpëtuar nga ky sulm, viktima ia kishte marrë të dyshuarit Hykolli një sprej, që i kishte rënë nga xhepi dhe i kishte spërkatur me të. Kështu ai arriti të largohej nga vendi ku dyshohet se u keqtrajtua, por me lëndime të rënda.

Viktima e kishte thyer hundën nga goditjet që dyshohet se i ka pësuar gjatë sulmit nga Hykolli dhe Xheladini.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera