Lajme

Detaje të reja: 2 minatorë me lëndime serioze në sy nga acidi

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 17 January 2024

Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në minierën e Trepçës rreth orë 13:00, ku 12 minatorë janë lënduar nga acidi sulfurik.

Spitali i Mitrovicës ka dhënë detaje përmes një komunikate zyrtare, ku ka thënë se 2 nga të lënduarit kanë pësuar lëndime serioze në sy.

10 të tjerë janë jashtë rrezikut për jetë.

-Advertisement-

Komunikata e plotë:

Sot, rreth orës 13:00, ka ndodhur një incident në Minierën e Trepçës, ku ka pasur rrjedhje kimike të acidit sulfurik ku për pasojë janë lënduar 12minatorë.

Prej tyre, 2 kanë pasur lëndime serioze të syve (djegie kimike me acid sulfurik), të cilët pas trajtimit në Repartin e Emergjencës janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë.

Ndërsa, 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët anë jasht rrezikut pë jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera