Detaje të panjohura më parë: Biznesmeni nga Prishtina e shpëtoi Radojçiqin nga arrestimi
Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 08 December 2021
Një ish-ministër në qeverinë e Kosovës ka shkruar në emisionin “Pressing” se në aksionin e Policisë në veri ku ishte arrestuar zyrtari serb, Marko Gjuriq, ishte paramenduar të arrestohej edhe Milan Radojçiq, por që ai u paralajmërua nga një biznesmen nga Prishtina.
Një ish-ministër i qeverive të kaluar, ka dërguar mesazh gjatë transmetimit të emisionit duke treguar ngjarjen e padëgjuar deri më tani.
“Radoiçiqi ka pasë me u arrestu bashkë me Gjuriqin ne veri te mitrovices nga policia e Kosovës, mirëpo ishte lajmëruar nga një biznesmen nga Prishtina që e kishte pasur informatën”, ka thënë ai.
Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2018 kur Gjuriq hyri në Kosovë nëpërmjet rrugëve ilegale për të marrë pjesë në një tubim me qytetar që zhvillohej në veri të Mitrovicës.
Njësitë speciale të policisë së Kosovës ndërhynë për të shpërndarë tubimin, përdorën gaz lotsjellës dhe arrestuan ish-shefin e të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Nën përcjelljen e forcave të shumta të njësive speciale të policisë, Marko Gjuriq ishte sjellë në Prishtinë në stacionin kryesor të policisë.
Në anën tjetër, SHBA ka vendosur sanksione ndaj grupeve kriminale në veri ku ka përmendur edhe emra të eksponentëve të këtij grupi, e njëri prej tyre është edhe Milan Radojçiq.
Të tjera
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...
-
Abdixhiku organizon tubime përkrahëse për eurodeputetët mbështetës të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kë...