Lajme

Detaje të frikshme| Tubaigy dëgjonte muzikë derisa e copëtonte gazetarin saudit për së gjalli

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 23 October 2018

Iu deshën vetëm shtatë minuta skuadrës së “kasapëve” për ta coptuar dhe paketuar trupin e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Një person që ka dëgjuar audio incizimin e momentit tragjik të vekjes së gazetarit, ka rrëfyer për Middle East Eye se Khashoggi mendohet se është dërguar nga zyra e konsullatës në një studio dhe është shtrirë në një tavolinë ku është copëtuar derisa ka qenë ende gjallë.

Personi që ka copëtuar trupin e reporterit, ndërsa ai ka qenë gjallë, mendohet se ka qenë kreu i forcave të Riad, doktor Salah Mohammed al-Tubaigy.

-Advertisement-

Gazetari i njohur si kritik i udhëheqësisë saudite, është parë i gjallë për herë të fundit teksa ka hyrë në konsullatë më 2 tetor, transmeton inFokus.

Tubaigy, është identifikuar si kreu një skuadre 15-anëtarëshe, i cili mbërriti në Ankara më herët atë ditë në një avion privat.

Sipas audio incizimit kur filloi ta copëtoi trupin e gazetarit, Tubaigy vëri kufje në vesh dhe dëgjoi muzikë.

Ai këshilloi anëtarët e tjerë të skuadrës të bëjnë të njëjtën gjë.

“Kur e bëj këtë punë, dëgjoj muzikë. Edhe ju duhet ta bëni këtë”, u regjistrua duke thënë Tubaigh, transmeton MEE.

Një dëshmitar në katin e poshtëm të konsullatës ka dyshuar tmerrin e ndodhur.

“Konsulli vetë u mor nga dhoma. Nuk kishte asnjë përpjekje për ta marrë në pyetje. Ata erdhën për ta vrarë”, i ka thëne burimi MEE.

Këto janë detajet e para që dalin nga vrasja e gazetarit saudit. Khashoggi u pa për herë të fundit të hynte në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.

Siç ëshët raportuar deri më tani, disa persona ishin  duke e pritur brenda konsullatës arabe gazetarin, i cili pasi u fut brenda u torturua nga ta dhe trupi i tij ishte prerë copë-copë brenda ndërtesës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera