Lajme

Detaje| Si humbën dhe si u gjetën dy persona që po ngjiteshin në Luboten

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 12 January 2020

Në mesditën e së dielës dy persona të cilët kishin shkuar në grup për hiking në malet e Sharrit  në Kaqanik u ndanë nga grupi i tyre duke humbur kështu gjurmët e tyre.

Policia e Kosovës e konfirmoi rastin duke thënë se grupi deri në orët e mbrëmjes kishte pasur komunikim me ata por më pas e kishte humbur komunikimin.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit tha për gazetën inFokus, se Policia menjëherë ishte vënë në kërkim të tyre dhe së të humburit ishin një femër dhe një mashkull.

-Advertisement-

“Rreth orës 18:00 policia është njoftuar për rastin përmes telefonit nga nje grup I bjeshkatarëve të cilët kanë qenë në afërsi të fshtait Syrazhë të Komunës së Kaqanikut në hiking dhe na kanë informuar se rreth orë 14:00, dy pjesëtarë të grupit të tyre një femër dhe një mashkull janë larguar nga grupi. Deri në orët e vona të mbrëmjes ata kanë pasur kontakte me ta përmes telefonit dhe nga mbrëmja është ndërprerë komunikimi mes tyre”, tha zëdhënsi i Policisë Gashi.

E para disa minutave “Grupi Alpin Prishtina” njoftoi se të dy personat e humbur janë gjetur dhe se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ju njoftojmë se janë gjetur dy personat e humbur në malet e Lubotenit. Janë plotësisht në gjendje të mirë dhe pas pak nisemi për Prishtinë. I falënderojmë Policinë e Kosovës, Ekipin e FSK, punonjësit e Pylltarisë së Kaqanikut, si dhe gjithë ata që kontribuuan në këtë kërkim/shpëtim”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera