Lajme

Detaje se si u rrëzua punëtori nga ndërtesa shumëkatëshe në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 19 February 2021

Një punëtor në Prishtine ka pësuar një aksident, pasi që u rrezua nga 2 metra lartësi.

Ngjarja ka ndodhur derisa ai ishte duke punuar shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka bërë të ditur për Infokus një bashkëpunëtor i viktimës.

-Advertisement-

Derisa i njëjti ka deklaruar ai u rrëzua nga sklet dhe jo tek objekti i 40 katëshes por në afërsi të saj,

Derisa Zëvendës kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Agim Millaku ka treguar se punëtori është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe se ai është jashtë rrezikut për jetë.

“Punëtori ka rënë prej një lartësie diku afërisht 2 metra, nuk është tek ndërtesa 40 katëshe por mbrapa ndërtesës 40 katëshe[…]Sipas komunikimit që më dha inspektori ai është dërguar për trajtim, e sipas tij nuk është në rrezik për jetë”, tha Millaku.

Gjithashtu ai ka njoftuar se policia së bashku me inspektoret janë duke hetuar rastin.

“Inspektorët janë në vend të ngjarjes bashkë me institucionet tjera me polici dhe të tjerë, janë duke e bërë incizimin situacionit, gjegjësisht bëjnë inspektimin e vendit të punës dhe së shpejti do të kemi raportin zyrtar lidhur me rastin”, tregon Millaku.

Kurse, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka treguar se ngjarja ka ndodhur të premten në ora 11:15.

“Rreth orës 11:15 është raportuar për një person të rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, tregoi Borovci/Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera