Sport

Detaje rreth meçit të shumëpritur, McGregor vs. Khabib

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 13 August 2018

Kampioni karizmatik i peshës së lehtë në UFC, Conor McGregor, pas 19 muajve do të kthehet për herë të parë në kafaz për ta sfiduar atletikin e pamposhtur rus, Khabib Nurmagomedov.

Data definitive se kur do të zhvillohet kjo ndeshje nuk është bërë ende e ditur nga zyrtarët e UFC. Mirëpo sipas disa njohësve të këtij sporti, opsioni më i mundshëm është më gjashtë tetor të këtij viti, në T-Mobile Arena të Las Vegasit, transmeton Klan Kosova.

McGregorit ju morr titulli i kampionit të peshave të lehta në prill si pasojë e pasivitetit. Mirëpo atij ju mundësua që të kthehet prapë për tu ndeshur me Khabib Nurmagomedov në botën e arteve marciale të përziera.

-Advertisement-

Gjatë muajit të kaluar, Nurmagomedov pohoi se UFC është duke punuar për ta caktuar ndeshjen e propozuar midis tij dhe kampionit irlandez, deklaratë kjo e cila ka bërë bujë në media.

“Unë do të mbroj titullin tim këtë vit, Inshallah (me dëshirën e Zotit)”, ka thënë Nurmagomedov gjatë një transmetimi për “Live Raise”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera