Detaje rreth mbajtjes së mbledhjes konstituive
Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 12 July 2017
Krerë të koalicionit PDK-AAK-Nisma kanë deklaruar disa herë se i kanë votat për krijimin e Qeverisë. Ndërsa dje, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se javën tjetër do të mbahet mbledhja konstituive.
Por, sipas njohësit të çështjeve politike Ramush Tahiri, mbledhja konstituive që thirret nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka të bëjë asgjë me zgjedhjen e mandatarit.
Në një prononcim për “Indeksonline”, Tahiri ka sqaruar se fillimisht duhet të caktohet përbërja e Kuvendit, kurse për caktimin e pozitës së kryeministrit ka afat rreth një muaj.
Sipas Tahirit, duhet mbajtur mbledhja konstituive, kurse pas saj Presidenti ka afat 10 ditë që ta caktojë mandatarin, deri sa mandatari më pas ka afat 15 ditë që ta njoftojë Kuvendin dhe të dalë në mbledhje.
“Kuvendi duhet të konstituohet pa marrë parasysh a i ka votat Ramush Haradinaj, apo jo. Nuk mundemi me mbet pa Kuvend. Duhet të caktohet Kuvendi dhe mbledhja tjetër për caktimin e Haradinajt nuk është problem. Prej mbledhjes konstituive ka afat 10 ditë Presidenti ta zgjedhë mandatatin, e mandatari ka kohë 15 ditë me e njoftu Kuvendin kur po do të dalë në mbledhje. Me u ndjekë këto procedura janë 25 ditë prej mbledhjes konstituive, maksimumi ligjor. Nëse ndjekim minimumim edhe munden me përfundu, por siç po shihet punët po shtyhen”, ka thënë Tahiri.
Ai ka shtuar se Hashim Thaçi ka mundur ta thirrë mbledhjen konstituive një ditë pas certifikimit të rezultatit nga KQZ-ja për zgjedhjet e 11 qershorit dhe procedurat të mos zvarriten, por kjo gjë nuk ka ndodhur as këto ditë.
Nga Zyra për Informim në Presidencë kanë deklaruar për “Indeksonline” se Thaçi do t`i kryejë të gjitha veprimet duke respektuar afatet ligjore.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të respektojë të gjitha afatet ligjore dhe kushtetuese gjatë procesit të krijimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit”, thuhet në përgjigjen e Presidencës./Indeksonline
Të tjera
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...