Lajme

Detaje për zhdukjen e 24 vjeçares nga Skenderaj, familjarët thonë që u pushtua nga djalli

Autori: H. Smajli 10:46 | 20 October 2020

Ka katër ditë që një 24 vjeçare nga fshati Qirez në Skenderaj është zhdukur dhe nuk dihet asgjë për fatin e saj, e sipas familjes ajo është pushtuar nga djalli, shkruan Gazeta inFokus.

Rastin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për këtë regjion, Avni Zahiti i cili ka thënë se rasti është duke u trajtuar nga Policia.

-Advertisement-

24 vjeçarja po kërkohet nga Policia por edhe nga vullnetarë.

“Rasti është raportuar në orët e mbrëmjes nga familjarët e saj. Është raportuar në Stacionin Policor të Skenderajt, nga ana e familjarëve të saj. Rasti i 24 vjeçares, është iniciuar si person i zhdukur. Po kërkohen nga policia dhe disa vullnetarëve që janë paraqit. Detaje të tjera nuk kemi për momentin” ka thënë Zahiti për inFokus.

Ndërsa Ridvan Tahiri, që vullnetarisht është angazhuar për gjetjen e vajzës ka thënë se familja e saj është deklaruar që 24 vjeçarja është e pushtuar nga djalli.

“Deklarata familjare: Me16/10/2020 reth ores 07 mengjes ka dal nga shtepia dhe nuk dihet asgje per vendodhjen e saj”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka thënë se sipas informacioneve të para nga mjekët, vajza ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore./Gazeta inFokus/

Postimi i Tahirit i plotë:

Vemendje!

Person i zhdukur.

Emri mbiemri: E.F

Gjinia :Femer

Data e lindjes:23/02/1994

Gjatsia:160 cm

Pesha:60 kg

Vendlindja: F. Qirez Komuna Skenderaj

Gjendja fizike: E mir

Gjendja Psiqike: E rekomanduar mir nga Doktoret.

Deklerata familjare:Me16/10/2020 reth ores 07 mengjes ka dal nga shtepia dhe nuk dihet asgje per vendodhjen e saj.

Personi ne fjal ka dal edhe nje her,eshte gjetur ne nje pyll afer shtepis.

Sipas familjarve vajza eshte e pushtuar nga ,,Xhinet”( djalli ) ne termin fetar.

Vullnetaret dhe grupi i kerkim shpetimit e pranojn kete rast per shqyrtim.

Kerkojm mobilizim te Vullnetarve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera