Detaje për hapjen e konkursit për shkollimin specialistik
Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 03 May 2023
Ministri Vitia njofton për hapjen e konkursit për shkollimin specialistik. Me konkursin që do të hapet sipas Udhëzimit të ri për Shkollim Specialistiik UA 01/2023 do ndahen rreth 350 specializime.
Numri i specializimeve do të mbështetet në tri kriteret bazë: Kuadrin deficitar; Kapacitetet Mentoriale; dhe Kapacitetet infrastrukturore.
Njoftimi i plotë i MSh-së:
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, sot në një konferencë për media, bashkë me drejtuesin e Bordit për Shkollim Specialistik, dr. Edmond Haliti, prezantuan hapjen e konkursit për shkollimin specialistik, bazuar në Udhëzimin e ri Administrativ (UA) Nr. 01/2023 për shkollim specialstik.
Gjatë konferencës për media, Ministri Vitia tha se Udhëzimi i ri Administrativ do t’i eliminojë mungesat e hasura, do të mundësojë një sistem më të mirë të shkollimit specialistik dhe do të rregullojë një herë e mirë çështjet e përgjegjësive të specializantëve në lidhje me respektimin e kontratave të nënshkruara, etj.
Numri i specializimeve do të mbështetet në tri kriteret bazë: Kuadrin deficitar; Kapacitetet Mentoriale; dhe Kapacitetet infrastrukturore.
“Në kuadër të kësaj, Bordi për Shkollim Specialistik, ka arritur të përpilojë “Ditarin e Specializantit”. Po ashtu, në bashkëpunim me Departamentin e Sistemit të Informimit Shëndetësor, ka përpiluar Data-bazën apo Modulin Elektronik. Këto metoda do të shërbejnë për monitorimin dhe evidentimin e punës së specializantit gjatë shkollimit specialistik, e që deri më tani e gjithë kjo ka qenë e evidentuar në një librezë e cila i ngjan asaj të stazhit postdiplomik”, tha Ministri Vitia.
“Duke marrë parasysh numrin e madh të specializantëve në konkursin e vitit 2020, mbi 1 mijë e 500 specializantë, pa planifikime strategjike duke tejkaluar planifikimin e burimeve njerëzore pa e evidentuar paraprakisht kuadrin deficitar dhe pa asnjë parashikim të kapaciteteve mentoriale dhe infrastrukturore, ka bërë që të mbingarkohen disa klinika. Po ashtu, janë krijuar edhe mungesa të kuadrit profesional në disa lëmi të tjera. Jemi dëshmitarë se në disa drejtime specialistike të Klinikës së Stomatologjisë, numri i specializantëve për një mentor klinik shkon deri 14 specializantë, ku sipas Udhëzimit Administrativ 05/2017 (neni 47) thuhet se një mentor klinik mund të ketë nën mbikëqyrje jo më shumë se 3 specializantë”, theksoi ai. Si pasojë e kësaj, shtoi Ministri Vitia, “ne sot në planifikimet e bëra, e kemi të pamundur të shtojmë numrin e nevojshëm të specializimeve, sidomos në lëmit deficitare, për arsyen e mos tejkalimeve buxhetore”.
Dr, Edmond Haliti, kryesues i BQSHS tha se me rastin e planifikimit të këtij konkursi janë konsultuar platforma të ndryshme ligjore dhe përvojat e vendeve të suksesshme dhe është bërë një zgjidhje optimale për t’i përmbushur nevojat e institucioneve shëndetësore të vendit.
Në kuadër të këtyre planifikimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, në bazë të vlerësimit nga Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Departamenti i Zhvillimit Strategjik, është vendosur që më këtë konkurs të ndahen rreth 350 specializime për lëmi kilnike, nga Mjekësia familjare dhe për nevoja të institucioneve shëndetësore private.
Të gjithë specializantët që do të pranohen në kuadër të Institucioneve Publik Shëndetësore, do të financohen nga Institucionet përkatëse, sipas kërkesave të tyre drejtuar Ministrisë për nevoja për stafit profesional.
Të tjera
-
Kurti: Serbia të dorëzojë në Kosovë terroristin Radoiçiqin
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga Samiti i liderëve që p...
-
Varhelyi nga Mali i Zi: Plani i rritjes është duke u realizuar
Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë se plani i rritjes...
-
Ministrja Gërvalla mban konferencë për media
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, do të mbajë sot konferencë pë...
-
Letra e Gërvallës, Agon Maliqi thotë se do të trajtohet si tallje nga ndërkombëtarët
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka shkruajtur në profilin e tij në...
-
Haki Abazi e shpall vdékjen e Qeverisë Kurti, hap “të pame” në Kuvend
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani i pavarur, Haki Abazi, simbolikish...
-
Gjakovari arratiset pasi bën për spital gruan dhe djalin
Një grua ka raportuar në polici se një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj s...
-
18 raste të dhúnës në familje brenda dy ditëve në Kosovë
Dhuna në familje vazhdon të mbetet njëri ndër problemet më serioze në shoqëri...
-
Çka thuhet në letrën e Gërvallës për Asociacionin që iu dërgua Këshillit të Evropës?
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, ka njoftuar se i ka dërguar nj...
-
Gjendet një mjet i dyshimtë në Mitrovicë
Një person ka njoftuar se gjatë kryerjes së disa punimeve ka hasur në një mje...
-
Nëntë raste të dhu*nës në familje brenda një dite në Kosovë
Nëntë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 48 orëve të fundit në K...
-
Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë
Reagime të shumta kanë nisur pasi Qeveria e Kosovës ka bërë sot të ditur se ë...
-
Qëllohet me ārmë një veturë në Fushë Kosovë, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes
Një person ka raportuar dje pasdite në polici se derisa ka qenë në veturë me ...