Lajme

Detaje për aksidentin në rrugën Kaçanik – Ferizaj ku vdiqën 3 persona

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 08 June 2018

Tre persona kanë humbur jetën ndërsa një është lënduar në një aksident trafiku mbrëmë pas mesnatës në rrugën magjistrale Kaçanik-Ferizaj.

Sipas Policisë së Kosovës ngasësi i veturës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarës ndërsa tre pasagjerët kanë pësuar lëndime trupore, shkruan GazetaFokus.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë, dy nga të lënduarit kanë ndërruar jetë ndërsa njëri është në mjekim intensiv.

-Advertisement-

“vozitësi dhe tre pasagjerët, sipas mjekëve, kishin pësuar lëndime të rënda e si pasojë,ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes,kurse tre pasagjerët janë dërguar në QKUK Prishtinë dhe pas një kohe jemi informuar se dy nga të lënduarit kanë ndërruar jetë,ndërsa pasagjeri i tretë është në mjekim intensiv”, ka thënë Agim Gashi, toger në rajoni e Ferizajt.

Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se aksidenti ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë.

Lexo edhe: Tre persona vdesin në një aksident në magjistralen Kaçanik – Ferizaj

Vetura është përplasur ne grumbuj dheu dhe gurësh duke u rrokullisur.

“Sipas raporteve të para,rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Opel Astra me targa lokale ( F.B m/sh/k ) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ,humb kontrollin mbi automjetin duke dal nga rruga dhe duke u përplasur në disa grumbuj dheu dhe gurësh skaj rruge dhe duke u rrokullisur me automjetin, me ç’rast”, ka thënë Gashi.

Trupat e pajetë të viktimave,me urdhër të Prokurorit janë dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion./GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera