Lajme

Detaje nga takimi i mbyllur i liderëve të vendit

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 30 January 2019

Takimi i mbyllur i liderëve të koalicionit ka nisur tash e një orë.

Partnerët e koalicionit qeveritar, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe i Nismës, Fatmir Limaj si dhe ai i AKR-ës, Behxhet Pacolli janë duke diskutuar me dyer të mbyllura në Kryeministri.

Aty po diskutohet për zhvillimet e fundit dhe kryesisht për taksën 100%, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Mësohet se në këtë takim kryeministri po bën të qartë pozicionin e tij se nuk do të ketë as pezullim as heqje të taksës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera