Detaje nga sulmi ndaj ekipit të Nacionales: Sigurimi i spitalit të Gjakovës ndalohet për 48 orë

Autori: Gazeta inFokus
14:11 | 19 July 2023
Një sulm i paprecedent ka ndodhur ndaj ekipit të Nacionales, nga sigurimi i Spitalit të Gjakovës.
Ekip i gazetës Nacionale kishin shkuar në Spitalin e Gjakovës për të raportuar rreth ndërprerjes së të gjitha operacioneve. Kjo kishte ndodhur me arsyetimin e temperaturave të larta.
Megjithatë, përderisa ishin në afërsi të spitalit, sigurimi i spitalit e ka sulmuar fizikisht kameramanin e Nacionales gjatë kryerjes së detyrës së tij.
Kameramani i Nacionales ka marrë ndihmë mjekësore dhe gjithashtu ka dhënë deklaratën e tij në Policinë e Kosovës.
Sipas informacioneve, sigurimi që e ka kryer këtë sulm është ndaluar për 48 orë.
Rasti është kualifikuar si “Sulm” dhe “Lëndim trupor”.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 12 e 30 në Spitalin Rajonal është raportuar se një gazetar dhe një kameraman ishin sulmuar fizikisht nga një punëtor i sigurimit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar një të dyshuar (mashkull i moshës madhore). Lidhur me rastin është kontaktuar prokurorit i shtetit, me vendimi e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje si dhe është inicuar rast “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm””, thuhet në përgjigjen e Nacionales.
Edhe kameramani edhe gazetarja e Nacionales janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Nacionale kërkon nga të gjitha institucionet reagim të duhur dhe dënim meritor për sigurimin që ka sulmuar ekipin e gazetës gjatë kryerjes së detyrave të tyre, për ta informuar publikun.
Spitali i Gjakovës dje ka bërë të ditur se ka marrë vendim për ndërprerjen e operacioneve.
“Të ndërpritet puna në sallat operative, për programin e ftohtë (të planifikuar) duke filluar prej datës 07.07.2023. Ky vendim është marrë për shkak të periudhës së pushimeve vjetore, temperaturave të larta dhe mungesës së kushteve optimale në punë. Prej datës 07.07.2023 në sallat operative pranohen vetëm rastet urgjente, deri në një vendim tjetër”, thuhet në vendimin e spitalit “Isa Grezda”.
Ky vendim kishte nxitur shumë reagime. Kishte shkruar për këtë temë edhe gazetari Bujar Vitija.
“Temperatura ne sallat e operacionit ne klinikat dhe spitalet e SHSKUK-se keto dite shkojne deri ne 30 grade. Klimat dhe sistemi i ajrosjes nuk funksionojne dhe kjo perdoret si arsyetim me nderpre programin e operacioneve te planifikuara (rasti SP Gjakove). Shtoja ketu edhe mungesen e anesteziologeve per shkak te pushimeve vjetore”, thuhet në reagimin e tij.

Të tjera
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...
-
Ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar për 27-vjeçarin që u “vr*a nga pakujdesia” dhe dhu*na policore
Me lot në sy, dhimbje në zemër dhe fotografinë e tij në duar, familjarë, miq ...
-
Sorensen takon në Washington ambasadorin e Kosovës dhe atë të Serbisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë bashkë në ...
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...
-
Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025
Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike...
-
Përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë, BIK boton librin e imamit që i mbijetoi masa*krës
Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Kryesia e B...
-
Rasti i vde*kjes së 27-vjeçarit në Lipjan, nesër seanca për policët e dyshuar
Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ka pranuar kërkesë për caktim ...
-
Reagon Presidentja Osmani për vde*kjen e 27-vjeçarit: Kërkohet transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku një ...
-
Zja*rri rrezikon Termocentralin “Kosova A”
Në një pjesë të sipërfaqeve (seperimeve) tek Termocentralit “Kosova A” janë p...
-
Hekuran Murati e përdori Chat GPT për qëndrime politike, Cakolli: Mjerë Kosova
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi ministri në detyrë, Hekuran Murati, sot...
-
15 vatra zja*rri janë aktive në Kosovë
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (MPB) ka bërë të ditur se, të martën, n...