Lajme

Detaje nga policia për zjarrin që kaploi serrat e Hortikulturës në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 03 December 2019

Një nga serrat e Hortikulturës është kapluar nga zjarri pasditën e së martës, në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë.

Rastin për gazetën inFokus e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës i cili dha detaje për rastin.

Hoxha tha se rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani”  në Prishtinë.

-Advertisement-

Ai tha se sipas njësisë në vendin e ngjarjes në lokacion nuk ka pas rrezik edhe pse dy vetura kanë qenë në afërsi, shkruan gazeta inFokus.

“Rreth orës 16:20 është raportuar se në rrugën “Fehmi Agani” është duke u djegur një “SERRË”, tha zëdhënësi i Policisë. Njesia policore menjëher ka shkuar në lokacion si dhe janë njoftuar njësia e zjarrëfiksave. Sipas njësise në atë lokacion nuk ka pas rrezik megjithse 2 vetura kanë qenë në afërsi mirpo zjarrfiksat kanë arritur shumë shpejt dhe kanë reaguar”, tha Hoxha./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera