Lajme

Detaje nga policia për vdekjen e 6 të infektuarve me koronavirus në Infektivë

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 06 July 2020

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin që ndodhi të dielën në Klinikën Infektivë në Qendrën Klinike Universitare ku janë të shtrirë pacientët të cilët janë të infektuar me virusin COVID-19.

6 persona të infektuar me virus humbën jetën gjatë kësaj dite ndërsa numri i viktimave ka arritur në 75.

Sipas policisë ky rast është duke u hetuar dhe me vendim të Prokurorit trupave të pajetë do të iu bëhet obduksioni.

-Advertisement-

“Raportohet se në Kliniken Infektive në Prishtinë kanë vdekur gjashtë persona që të gjithë kosovar. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Deri më tani në Kosovë raste aktive me virusin COVID-19 në Kosovë janë 1.531 persona ndërsa nga virusi janë shëruar 1.902 raste./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera