Lajme

Detaje nga policia për sulmin kibernetik në Ministrinë e Financave

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 01 March 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në orën 12:20 nga një institucion shtetëror në Prishtinë është raportuar për tentim hyrje në sistemin kompjuterik.

Sipas policisë mirëmbajtësit e IT-së kanë arritur që të ndalojnë vazhdim hyrjen ne sistem.

“HYRJE NË SISTEMIN KOMPJUTERIK

-Advertisement-

Prishtinë 27.02.2021 – 12:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me ditë më parë sipas mirëmbajtëseve të IT-së së institucionit, dyshohet se ka pasur tentim/hyrje në sistemin kompjuterik. Mirëmbajtësit e IT-së  kanë arrit që  ta ndalojnë në vazhdim hyrjen në sistemin kompjuterik dhe lidhur me këtë janë duke u kryer hetime nga njësitë kompetente”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se dje gjatë ditës u raportua Ministria e Financave ka qenë cak i një sulmi kibernetik./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera