Lajme

Detaje nga policia lidhur me lajmërimin për bombë në shkollën “Xhevdet Doda”

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 19 May 2022

Një lajmërim i rrejshëm është të mërkurës për ekzistimin e një bombe në shkollën “Xhevdet Doda”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur gjatë orës 11:10, ku policia pas pranimit të informatës në mënyrë anonime kanë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë kontrollimin e gjithë hapësirës së shkollës.

LEXO EDHE: Kërcënimet e vazhdueshme për bomba në institucionet publike, a po përballet Kosova me luftë kibernetike?

-Advertisement-

“Njësitet policore pas pranimit të një informate (anonime) se në ambientet e një shkolle  është vendosur një mjet i dyshuar shpërthyes (bombë), kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë kontrollimin e gjithë hapësirës së shkollës brenda dhe jashtë, dhe ka rezultuar se nuk ka asgjë të dyshuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërsa, rreth orës 13:30 të gjitha njësitet policore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes si dhe rasti mbetet në procedurë hetimore./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera