Fokus

Detaje nga Policia e Shqipërisë për 20-vjeçaren nga Kosova që u dhunua seksualisht në Kukës

Autori: Halil Berisha 15:57 | 22 June 2020

Një 20-vjeçare nga një fshat i Klinës u raportua si e humbur ditë më parë.

E më pas e njëjta u gjet në qytetin e Kukësit, shkruan gazeta Infokus.

Më pastaj, u arrestuan dy qytetar nga ky qytet i Shqipërisë në lidhje me dyshimin se ata dhunuan seksualisht 20-vjeçaren.

-Advertisement-

Gazeta Infokus ka kontaktuar me zëdhënësen e Policisë së Kukësit, Diana Deda.

Deda për Infokus ka konfirmuar arrestimin e dy personave në lidhje me këtë rast.

“Janë arrestuar dy persona në lidhje me këtë ngjarje, ata dyshohet që kanë kryer marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur, të dy janë shtetas nga Kukësi. Vajza tashmë iu është kthyer autoriteteve në Policinë e Kosovës”, ka thënë Deda për Infokus.

Ndërsa, derisa rasti është nën hetime, Deda, ka thënë që nuk mund të japin edhe shumë detaje, megjithatë, ajo tregon se 20-vjeçarja në Shqipëri shkoj me autobus.

“E di që vajza ka qenë me dokument identifikues dhe se e njëjta ka ardhur me autobusin e Kosovës dhe ka hyrë nëpërmjet kufirit në Morinë”, ka thënë Deda./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera