Fokus

Detaje nga Policia e Mitrovicës së Veriut për djegien e veturës së Simic

Autori: Halil Berisha 14:51 | 09 January 2020

Deputetit të Listes Serbe e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Slavko Simic, në orët e para të mëngjesit të së enjtes i është djegur vetura.

Rasti ka ndodhur menjëherë pas mesnatës, shkruan gazeta inFokus.

Gazeta inFokus, në lidhje me këtë rast ka biseduar edhe me Besim Hotin, zëvendëskomandantin e Policisë në Mitrovicën e Veriut.

-Advertisement-

Hoti ka thënë që vetura ishte personale e tij e cila është djegur terësisht, ndërsa nuk ka të lënduar.

“Rasti është inicu, ka ndodhur rasti diku rreth 30 minuta pas mesnatës, dmth rasti fillimisht është iniciu si zjarrvënie pastaj është kualifiku si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me urdhër të prokurorit publik, në vend të ngjarjes kanë qenë njësitët hetimore, të forenzikës, të cilët i kanë kryer procedurat që janë të parapra me ligj, dmth vetura është private e tij perosnale, është dëmtuar terësisht është djeg ndërsa nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Hoti.

Tutje, Hoti ka thënë gjithashtu se tashmë edhe i kanë dyshimet e tyre, megjithatë, po presin raportet, shkruan gazeta inFokus.\

“Po e presim edhe raportin e ekspertëve të zjarrit me përcaktu çfarqë ështëshkaktari i djegies së automjetit sidoqoftë i kemi dyshimet tona mbi bazën qka ëysh tek por sidoqoftë duhet të presim raportin e këtyre ekspertëve deri më tash nuk kemi ndonjë motiv të mundshëm e vet viktima e këtij rasti nuk ka telashe me dikë që ka mujt me ardhë si pasojë të saj nuk kemi motiv të qartë të mundshëm e po punojnë më atë drejtim”.

Por, ajo çka siguron Hoti është që rasti nuk ka të bëjë me ndonjë problem ndëretnik.

“Jo jo nuk ka të bëjë kurgjë me ndëretnike, përjashtohet ajo”, ka thënë Hoti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera