Lajme

Detaje nga plagosja e policit në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 21 September 2023

Ka kaluar rrezikun për jetë inspektori i policisë Edlir Alleshi i cili u plagos mbrëmë në Tiranë gjatë detyrës.

Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje mjekësore pasi plumbi në zonën e barkut i kishte prekur disa organe.

Aktualisht polici ndodhet në Spitalin e Traumës ku është vizituar nga disa kolegë dhe të afërm që thanë se gjendja e tij është stabile, raporton Top-channel.tv.

-Advertisement-

Plagosja e tij erdhi pasi ai i kërkoi një personi që të ndalej për t’u kontrolluar nga policia, pastaj i dyshuari ka filluar të vraponte dhe kur është ndjekur nga policia ka shtënë me armë zjarri ku mbeti i plagosur Alleshi.

I dyshuari Klerent Bozhanaj ka qenë emigrant në Itali, dhe është kthyer muajin e kaluar në Tiranë.

Ndërsa policia ka premtuar 20 mijë euro për këdo që jep informacion për vendndodhjen e tij.

Tutje policia shqiptare tha të mos merret asnjë veprim ndaj tij nga qytetarët përveç që të lajmërojnë në numrin 112.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera