Lajme

Detaje nga marrëveshja e Mustafës, Haradinajt e Limajt për koalicionin qeverisës

Autori: Islam Morina 17:17 | 23 October 2020

Takimi i liderëve të partive politike të premten duket se ka prodhuar tashmë një marrëveshje që do t’ia zgjasë jetën Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, shkruan Gazeta inFokus.

Siç ka mësuar Gazeta inFokus nga burime të afërta me këto zhvillime, besohet se Parti Demokratike e Kosovës ka vendosur të bëhet pjesë e qeverisë.

Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë para kalimit të ligjit për rimëkëmbjen ekonomike në leximin e dytë në Kuvendin e Kosovës.

-Advertisement-

Të premten në këtë takim thuhet se është diskutuar zotimi i PDK0-së që ua ka bërë partnerëve aktual të koalicionit qeverisë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMËS Social Demokrate se do të përkrahë  në Kuvend Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Këtë në njëfar forme e ka konfirmuar edhe kryetari i AKK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka folur për media pas takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa dhe atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj megjithëse nuk e ka përmendur Partinë Demokratike të Kosovës.

“Jemi për me përkrah vendin nëpër disa situata ku munden me qenë jo të lehta dhe besoj se do ta gjejmë një zgjidhje për qytetarin”.

Kreu i AAK-së ka thënë se në takim kanë folur edhe për votimin në lexim të dytë të Pakos për Rimëkëmbje dhe buxhetit për vitin 2021.

Ky takim vjen një ditë pasi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar në njërin nga restorantet e Prishtinës me presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera