Detaje nga komuna për punimet në Bulevardin ‘Xhorxh Bush’, vitin tjetër bëhet shesh
Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 29 November 2022
Punimet që kanë filluar në Bulevardin “Xhorxh Bush”, janë vetëm një fillim për sheshin e madh i cili do të bëhet në kryeqytet. Kështu thotë për Radio Kosovën nënkryetari i komunës, Alban Zogaj.
Megjithatë ai ka bërë të ditur se kjo rrugë do të hapet me 8 janar, për të filluar me procedurat e prokurimit për shesh.
Bulevardi “Xhorxh Bush” në Prishtinë, tashmë ka marrë një pamje tjetër. Në të dy anët e rrugës, janë vendosur shtëpizat e fundvitit ndërkohë që komuna ka filluar përgatitjet edhe për elemente të tjera që do të vendosen aty. Aktualisht, komuna ka filluar largimin e trotuarit në mes të rrugës, e për të cilat nënkryetari i komunës, Alban Zogaj, ka konfirmuar për Radio Kosovën se ato janë një përgatitje për sheshin e madh.
“Komuna ka filluar ta largojë mesin e rrugës, duhet edhe për festime të fundvitit, por në anën tjetër, përgatitet tutje edhe për sheshin e madh i cili do të jetë deri te katedralja në një të ardhme të afërt. Kjo është edhe një test i mirë sesi do të funksionojnë komunikacioni gjatë kësaj periudhe festive”, ka theksuar Zogaj.
Ai thotë se ashtu siç është planifikuar, rruga do të hapet për vetura me 8 janar, por që do të hapen procedurat e prokurimit për të vazhduar projektin madhor të sheshit.
“Për t’u finalizuar ky projekt duhet të fillojnë procedurat e prokurimit, sepse ai projekt ka kosto dhe duhet të planifikohet. Kjo do të ndodhë në pranverën e vitit të ardhshëm, në mënyrë që finalizimi i projektit si tërësi do të zgjasë gjatë verës deri në vjeshtën e vitit 2023”, ka shtuar ai.
Ndryshe, që nga 26 nëntori deri me 8 janar 2023, Bulevardi “Xhorxh Bush” do të jetë e mbyllur për qarkullim veturash, meqë komuna e ka shndërruar në ambient festiv për fundvit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell, me përjashtim për në orët e...
-
Trepça njofton se ekzekutoi pagat për minatorët, u pagua edhe rryma
“Trepça” ka njoftuar se më 27 dhjetor – dje, i ka ekzekutuar pagat për të gji...
-
Aksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, tre të lënduar
Tre persona kanë pësuar lëndime sonte si pasojë e një aksidenti në autost...
-
Rama për Veliajn: Hetimi nuk të bën fajtor
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për hetimin e nisur nga SPA...
-
Rama: Nga 1 janari, faturat e tatimit në pronë dhe mbeturinave mund të merren 18 lokacione të ndryshme
Perparim Rama, kryetar i Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, ka bërë ...
-
Rizvanolli mohon se pajisjet efiçiente shkaktuan mbingarkesën në rrjet: Pa subvencionim, situata sot do të ishte më keq
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka mohuar pretendimet se masat e su...
-
“Dojna me u qorru prej terri, prej zhvillimit të hovshëm ekonomik” – Shikoni si ironizojnë për ndaljen e rrymës Berat Rukiqi e Shkelzen Dakaj
“Dojmë me u qërru prej territ, prej zhvillimit të hovshëm ekonomik”, kështu i...
-
Goditet nga vetura një këmbësor te “Bill Clintoni”
Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Bill Clinton” në Prishti...
-
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut –KOSTT-i, ka njoftuar se është...
-
Kurti-ambasadorëve: Për secilën gënjeshtër që shpërndan Serbia, duhet të veproni shpejt e ta keni të gatshme të vërtetën
Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot nisën pu...
-
Parashikimi i motit për natën e Vitit të Ri
Mot kryesisht me kthjellime parashihet me kalimin në vitin e ri 2025. Tem...
-
Haziri tha se që 30 orë Gjilani ka mbetur pa rrymë, KOSST: Kishte punime, ishte e domosdoshme ndërprerja
KOSST ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji elektrike në Gjilan,...