Lajme

Detaje nga aksioni në veri, dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Polici

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 26 April 2022

Dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Policinë e Kosovës, mbi dyshimin e bazuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale, në aksionin e zhvilluar sot në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zedhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai tha se është kryer një bastisje në një lokacion.

-Advertisement-

“Policia e Kosovës, në këtë rast departamenti i hetimeve ka realizuar një operacion policor në Mitrovicë, konkretisht në lagjen e Boshnjakëve. Gjatë këtij operacioni policorë është kryer bastisje në një lokacion. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Policinë e Kosovës, mbi dyshimin e bazuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale”, tha Kelani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera