Lajme

Detaje nga aksioni i inspektorëve në kafiteritë e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 05 March 2021

Insepektoriati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së bashku me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar një aksion ku kanë zbrasur disa kafeteri në Prishitnë

Ky aksion është zhvilluar pasi që këto lokale nuk respketuan ligjin anti-covid, shkruan Gazeta Infokus.

Kafetëritë të cilat ishin të stërmbushuar me qytetarë janë mbyllur pasi që jane hasë në shkelje të ligjit.

-Advertisement-

Lajmi për Gazetën Infokus e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaci.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit Sanitar është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbatimit të masave anti COVID 19 në festat e Marsit. ndaj të gjithë shkelësve. Në secilin rast kur inspektorët ne teren hasin veprime qe janë ne kundërshtim me ligjin dhe masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës do të veprojnë konform mandatit ligjorë” ka thënë ai.

E përvec pronarëve janë dënuar edhe një numër i madh i qytetarëve.

“Bashkë me Policinë jemi duke vepruar ne gjithë territorin e Republikës se Kosovës për të penguar organizimet me grumbullim të njerëzve, veprime të cilat ndikojnë ne rritje të numrit të të infektuarve. Qytetaret e shendosh janë gjeja me e çmueshme qe ka vendi, ketë duhet ruajtur edhe ne festa”, ka deklaruar mes tjerash Thaci për Inofkus.

Më poshtë gjeni fotografi nga vendi i ngjarjes./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera