Lajme

Detaje nga aksioni: Gruaja e të dyshuarit në Batllavë tentoi ta fshihte çantën me para, policia i gjeti në dhoma e tualet

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 24 February 2021

Rreth 400 mijë euro kesh janë sekuestruar sot në aksionin e Policisë së Kosovës, i zhvilluar në disa lokacione të vendit. Paratë janë gjetur në dy lokacione në Gjilan e Batllavë, në këtë të fundit gruaja e të dyshuarit ka tentuar t’i fshehë.

Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit, Nazim Sahiti, në një bisedë për Gazetën Express tha se paratë janë gjetur nëpër dhoma dhe në tualet.

“Paratë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve, në Batllavë dhe Gjilan. Janë gjetur në dhomë, në tualet, një vend gruaja e të dyshuarit ka tentuar me i fsheh paratë, kjo e fundit ka ndodh në Batllavë”, konfirmoi për Express Sahiti.

-Advertisement-

Nga operacioni i zhvilluar u prangosën 12 persona, nga kjo shifër 10 janë persona zyrtarë dhe 2 qytetarë.

Kryeprokurori i Shetit, Aleksandër Lumezi, me anë të një konference të jashtëzakonshme për media tha se përveç parave janë sekuestruar edhe vetura, telefona, lap-topë, kompjuterë etj.

Lumezi tha se të arrestuarit dyshohen për keqpërdorim të subvencioneve, marrje dhe dhënie të ryshfetit, keqpërdorim të detyrës zyrtare etj.

Teksa shtoi se grumbullimi i informacioneve për këtë aksion ka nisur nga muaji janar.

Aksioni nisi sot në në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Prishtinë, për të vazhduar në lokacione të tjera.

Inicialet e të arrestuarve: H.M, K.Z, A.N, S.SH, L.S, S.S, D,A, B.N, P.K, SH.K, A.U, K.S. /Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera