Lajme

Detaje nga aksidenti në Kaçanik, ku humbi jetën një person

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 18 November 2023

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e premte në Kaçanik.

Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin, ndërsa thotë se në aksident janë përfshirë tri automjete.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes tri automjeteve civile me targa vendore, me vozitës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje prurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar (njëri nga drejtuesit), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër persona tjerë”, njofton policia.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IMl për Obduksion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera