Lajme

Detaje nga aksidenti në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 18 October 2019

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në qytetin e Drenasit mes një veture dhe një motoçiklete.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën inFokus zëdhënësi i policisë Baki Kelani, shkruan gazeta inFokus.

“Mund të konfirmojmë se ka ndodhur një aksident trafiku në fsh. Qikatov, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një kamionët”, ka thënë zëdhënësi i policisë për gazetën inFokus.

-Advertisement-

Ndër të tjera Kelani tregon se motoçiklisti  është lënduar dhe është dërguar në QKUK, ndërsa policia ka dalur në vendin e ngjarjes.

“Vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK. PK ka dalur në vendin e ngjarjes”, është shprehur zëdhënsësi./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera