Lajme

Detaje nga aksidenti ku humbi jetën 22 vjeçari, shoferi dyshohet se përdori telefonin gjatë vozitjes

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 27 September 2023

Një ngjarje tragjike që ka ndodhur pak më parë në Dragash, ku një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti të rëndë në trafik.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe dyshohet edhe për përdorim të celularit.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën Dragash – Radish kemi një vetaksident të trafikut dhe si pasojë vozitësi ka humbur jetën. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe dyshohet edhe për përdorim të celularit. Viktima është mashkull i moshës 22-vjeçare. Automjeti ka qenë me targa vendore dhe viktima ka humbur kontrollin mbi automjet. Si pasojë e plagëve, mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash ka konstatuar vdekjen. Me rastin po merret Njësia e Trafikut”, tha Gashi për Sinjalin.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera