Detaje lidhur me arrestimin e dy zyrtarëve policorë në Fushë-Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
22:59 | 19 June 2022
Dy ditë më parë, Prokuroria Themelore e Prishtinës në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, kanë arrestuar dy zyrtarë policorë për keqtrajtim të një qytetari gjatë ushtrimit të detyrës.
Ndaj dy zyrtarëve policorë, Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit. Fillimisht policët ndalën për thyerje të rregullave në trafik një qytetar në komunën e Fushë Kosovës.
Por, shqiptimin e gjobës për kundërvajtje, ata ia bën në stacionin policor në këtë komunë.
Pasi kishte arritur në stacion, të dëmtuarin e kishin vendosur në një zyrë dhe gjatë përpilimit të fletë-kundërvajtës, të pandehurit fillimisht e kishin fyer e pastaj të njëjtin edhe e kanë sulmuar fizikisht.
Sipas, Inspektoratit Policor të Kosovës, ka bazë për këto akuza.
“Përmes linjës së kaltër të IPK-së , kanë pranuar një informacion që një qytetar është ankuar për tejkalim të përdorim të forcës nga dy zyrtar. Këta zyrtarë policorë janë arrestuar nga hetuesit e IPK-së, me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale keqtrajtim të detyrës zyrtare”, ka thënë Arbër Beka, zëdhënës i IPK-së.
Për ta, Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit.
“Fillimisht e kanë fyer, e më pas edhe e kanë sulmuar, prokurori i shtetit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për dy të pandehurit në gjykata përcaktuese”, është shprehur Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
E pas 48 orësh në paraburgim, Gjykata Themelore në Prishtine, dy zyrtarëve policorë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.
Ky nuk është rasti i vetëm kur zyrtarët policorë kanë përdorur dhunë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.
Së fundmi, me 14 maj, Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me dy vjet e gjysmë burgim, tre zyrtarë policorë për keqtrajtim gjatë detyrës.
Të tjera
-
Lekaj: Ekonomia e vendit në kolaps, Qeveria të ndërhyjë me masa konkrete
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka akuzuar Qeverinë se nuk po reagon për të leh...
-
Kurti flet për rritjen e çmimeve: Kemi inflacion të importuar, nuk është prekur vetëm Kosova
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet p...
-
“Mbase sot lajmi i mirë”, paralajmërimi i Edi Ramës pas takimit sot me presidentin bullgar
Në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Madrid, Kryeministri Edi Rama bisedoi...
-
Peci: Arrestimet për mashtrim me subvencione janë të shpeshta, s’di a mund të reagojmë çdo herë
Për mosreagim ndaj arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Suha...
-
Lushtaku: Tre mekanizma e luftojnë vazhdimisht UÇK-në, Serbia, Rusia dhe Vetëvendosja
Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushtaku, tani nënkryetar i Skënderajt, duke kom...
-
Besian Mustafa: Të hiqet akciza dhe TVSH-ja për tre muaj
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka propozuar që të ...
-
Abelard Tahiri: Një pjesë e madhe e qytetarëve po furnizohen me derivate në Maqedoni
Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ...
-
Vetëvendosje kundër heqjes së TVSH-së për produktet bazë: Ulen të hyrat e shtetit
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për ngritjen e çmimeve, sh...
-
Publikohet raporti i fundit për rastet e reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit për rastet e reja me ...
-
SHBA po bën “kthim mbrapa” me vendimin për abortin
Shtetet e Bashkuara janë duke shënuar kthim mbrapa në të drejtat e grave, pas...
-
Kurti sot u takua me AAK-në për Vetingun
Ish-ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi,...
-
Johnson: S’do të lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putinin
Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë ushtarakë në Bosnje-Hercegovinë për t...