Fokus

Detaje kush është 13 vjeçarja që u bë nënë në QKUK

Autori: Anita Krasniqi 17:12 | 25 December 2018

Nëna më e re në Kosovë është nga Elbasani e cila jeton në Gjakovë.

Kjo gjatë ditës së hënë në 10 e 5 minuta, në moshën 13 vjeqare ka sjellë në jetë një foshnje të gjinisë femërore, shkruan gazeta inFokus.

Të martën, në media  është raportuar se një vajzë 13 vjeqare ka linduar foshnjën e saj të parë në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

-Advertisement-

Drejtori i Klinikës se Neontaologjisë, Xhevdet Gojnovci ka treguar se foshnja është duke u trajtuar në procedurë normale për shkak që ka lindur para kohës, por se gjendja shëndetësore është e mirë.

“Ajo ka lindur në javën e 33, me rrugë normale” tha Gojnovci për gazetën inFokus.

Ai shtoi se vajza pesha e foshnjës është 1900 gramë ndërsa gjatësia 50 centimetra.

Sipas informacioneve, burri i së miturës ka vizituar tashmë vajzën rreth orës 12 të martën.

Kjo familje i takon komunitetit rom.

Legjislacioni kosovar është në linjë me shumicën e legjislacioneve perëndimore, edhe pse sipas konventës ndërkombëtare, martesat dhe lindjet që përfshijnë një person nën moshën 18 vjeçare, në të shumtën e rasteve konsiderohen shkelje të të drejtave të fëmijëve dhe të njeriut./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera