Detaje ekskluzive nga Brukseli, targat gati punë e kryer, bllokadë për “letrat e bardha”
Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 18 August 2022
Disa javë përgatitje, paratakimet në NATO, angazhimi i SHBA-së dhe pesë orë bisedime nuk qenë mjaftueshëm të frytshme sa për t’u arritur ndonjë marrëveshje mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuciq. Ku kanë ngecur palët? Çka konsiderohet punë e kryer deri tash mes Kosovës dhe Serbisë?
Pse është i pakënaqur emisari amerikan? Express ju sjell detajet që ka mësuar nga takimi i sotëm.
Ndonëse pritjet ishin për ndonjë marrëveshje, kur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell u lajmërua tek pasdite, tha se takimi i sotëm ishte “jonormal” dhe ishte thirrur “për menaxhim krizash”.
Gazeta Express ka marrë vesh që sot aty është diskutuar për çështje të hapura, për të cilat palët s’janë pajtuar me njëra-tjetrën. Shpresat e ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian janë që të mbahet një takim tjetër, para 1 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës është zotuar se do të fusë në fuqi vendimin për reciprocitet me targa dhe dokumentet e lëshuara nga Serbia.
Siç mëson Gazeta Express, “eliminimi i letrave të bardha”, pra ato që jepen në Serbi kur një shtetas kosovar hyn në territorin e saj, janë pengesa që s’po tejkalohet në këto bisedime.
Me 31 korrik, situata u tensionua pak orë para se të hynte në fuqi vendimi me të cilin Kosova, si Serbia, do t’i pajiste shtetasit serbë me një dokument “hyrje/dalje”. Po ashtu, nuk do të lejoheshin më targat e lëshuara ilegalisht nga Serbia për Kosovë.
Kjo çështje, sipas informacioneve që i ka Express, nuk ka kthim mbrapa. Ndërmjetësuesit përkrahin vendimin e Qeverisë së Kosovës.
“Ndërmjetësit dhe palët konsiderojnë se çështja e targave është e mbyllur, rrjedhimisht serbët duhet t’i marrin targat e Kosovës”, i ka thënë një burim Gazetës Express.
Përveç dy përfaqësuesve të Bashkimit Evropian që morën pjesë në takimin e sotëm, në Bruksel, ka shkruar edhe Gabriel Escobar, i angazhuari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi.
Express mëson se emisari amerikan është i pakënaqur me Kurtin, pasi që, sipas një burimi, në takim me Blinkenin ka shfaqur mospranueshmëri me dokumentin e Marrëveshjes për të Zhdukurit. Marrëveshja për të zhdukurit, e negociuar nga Skender Hyseni, ishte konsideruar si “marrëveshje e përfunduar”.
Borrell tha sot pas takimit 5-orësh, se nuk ka marrëveshje, por shpresat e tij janë që të ketë takime të tjera, para 1 shtatorit.
“Nuk kemi një marrëveshje sot, por ky nuk është fundi. Të dy liderët janë pajtuar që procesi ka nevojë që të vazhdojë dhe se diskutimet do të rinisin në ditët në vijim. Ka ende kohë deri në shtator. Unë nuk heq dorë”, tha Borrell.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së tha se Kurti dhe Vuciq kanë pasur mundësinë që të shpalosin pikëpamjet lidhur me marrëveshjen gjithëpërfshirëse.
Të tjera
-
Gjermani, fillon gjyqi ndaj princitt, dyshohet si terrorist
Gjatë së martës fillon gjyqi ndaj fisnikut dhe princit të vetëshpallur, Heinr...
-
Gjyqi ndaj Trump, avokatët mbrojtës i kërkojnë gjykatësit të rrëzojë akuzat
Avokatët e ish Presidentit Donald Trump të hënën i kërkuan gjykatësit që po d...
-
Arrestohet shoferi i veturës që goditi dy motoçikleta te “Kafet e Vogla”
Është arrestuar shoferi që goditi me veturë dy motoçikleta te ‘Kafet e Vogla’...
-
Presion ndaj Izraelit, 5 vende europiane janë gati të njohin zyrtarisht Palestinën si shtet sovran
Në aspektin diplomatik Maji 2024 duhet të hyjë si muaj jashtëzakonisht i suks...
-
Bullgaria sot dërgon 100 ushtarë në Kosovë
Bullgaria do të nisë një kontingjent prej rreth 100 ushtarësh në Kosovë, në k...
-
Rrufeja në Gjermani lëndon 10 persona
Rrufeja të hënën në mbrëmje në qytetin lindor të Gjermanisë, Dresden, ka lënd...
-
Ministri kroat: Situata në Kosovë nuk është e mirë
Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq ka deklaruar se situata në Koso...
-
Pérleshje e ashpér në Prishtinë, një person merr lëndime të rënda, i dyshuari arratiset
Gjatë ditës së hënë një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda në këmbë ...
-
Reagojnë komunitetet fetare pas martesës mes dy grave në Shqipëri
Komunitetet fetare në Shqipëri kanë reaguar me shqetësim pas publikimit të im...
-
Temperatura deri në 30 gradë, moti në Shqipëri
Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të...
-
DASH kritikon Kosovën për mbylljen e degëve të bankës serbe në veri
Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Sot është paraparë që të mblidhen katër komisione parlamentare. Komisioni ...