Lajme

Detaje: Djali i prekur me coronavirusi erdhi në Shqipëri, infektoi babanë

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 09 March 2020

Ministrja e Shëndetësisë, Orgerta Manastirliu, ka deklaruar se i pari rast i coronavirusit në Shqipëri ka ardhur më 26 shkurt.

Në mbledhjen urgjente të Qeverisë, ministrja tha se i infektuari është një i ri (28-vjeçar), i cili ka infektuar dhe të atin. Ministrja deklaroi në fjalën e saj se është telefonuar më pas 127-a (numri i urgjencës mbi rastet) dhe prej aty është mësuar se kanë pasur shenja klinike. Se kur është kryer telefonata, Ministrja Manastirliu nuk dha detaje.

Manastirliu: I riu i infektuar me coronavirus ka hyrë, më 26 shkurt, ndërsa babai është një rast i lidhur me të. Është kontaktuar 127. Babë e bir kanë pasur shenja klinike. Pas daljes së rezultateve ekipi ka bërë izolimin e kontakteve të ngushta. Kanë marrë mostrat e kontakteve, dhe kontaktet e tyre të ngushta janë izolouar. Të dytë po marrin shërbim në QSUT. Dua të bëj disa thirrje. U bëj thirrje qytetarëve për qetësi. Mjekët dhe infermierët po i përgjigjen situatës. Kam thirrje për personat që kontaktohen nga epiket tona: të bashkëpunojnë për të mirën e tyre dhe të të afërmve. Jini racionalë se mjekët janë në krye të detyrës. Çdo qytetar do të informohet për masat. Përsëris thirrjen për qytetarët që nëse kanë simptoma të ngjashme të marrin në numrin 127. Qytetarët të mos vijnë në spital pa masur shenja apo pa marrë më parë nr. 127. E them edhe njëherë, virusi nuk shpërndahet nëpërmjet ajrit por kontaktit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera