Lajme

Detaj të reja nga grabitja me armë ku u plaçkit automjeti që po transportonte para

Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 09 March 2021

Një grabitje me armë të gjata ka ndodhur gjatë të hënës në fshatin Mramor të Prishtinës, ku është plaçkitur një automjet i cili po transportonte para.

Dy person janë plagosur me armë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orëssh.

-Advertisement-

“Është raportuar se në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë (fshati Mramor) disa persona të maskuar, të armatosur me armë të gjata me një kamionetë me targa vendore, kishin ndaluar automjetin e kompanisë me të cilin kryhej transporti i parave, në të cilin ndodheshin katër meshkuj kosovarë. Të dyshuarit kishin gjuajte me armë zjarri në drejtim të viktimave ku si pasoj janë plagosur dy prej viktimave”, thuhet në raport.

Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Kamioneta të cilin e kishin përdorë të dyshuarit është gjetur e djegur në fshatin Parallovë të Gjilanit.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i shtetit, nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera