Kulturë

“Destur – Blasfemi e ëmbël” sonte premierë në TKK (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 17 December 2018

Shfaqja “Destur – Blasfemi e ëmbël” do të shfaqet sonte (e hënë) premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Kjo shfaqje vjen si kombinim i dy veprave: “Destur” të Musa Ramadanit dhe “Blasfemi e ëmbël” e autores turke Elif Shafak.

Teatri Kombëtar i Kosovës për herë të parë do ta shfaqë në skenë historinë e poetit të famshëm mistik, Rumit. Në rolin e tij do të prezantohet aktori i njohur kosovar Çun Lajçi. Shfaqja i dedikohet aktorit të teatrit, të ndjerit Istref Begolli dhe regjinë e ka bërë Zana Hoxha-Krasniqi.

Në këtë shfaqje rikthehet në skenën e teatrit pas gjashtë vjetësh aktorja Anisa Ismajli.

-Advertisement-

Përveç Lajçit, Veselit, Ismajlit dhe Lushtakut, në shfaqje luajnë edhe Armend Smajli, Edlir Gashi, May-linda Kosumoviç, Semira Latifi, Kushtrim Qerimi, Flamur Ahmeti, Armend Ballazhi, Mikel Markaj, Selman Jusufi, Florent Salihu, Blend Sadiku, Leonit Maloku. Shfaqja sjell edhe vallëzimin e dervishëve fluturues në skenë, nën koreografi të Robert Nuhës. Muzika për shfaqje është bërë nga kompozitori Memli Kelmendi, ndërsa skenografia dhe kostumet nga Youliana Vojkova-Najman.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera