Dështon zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur të Medias

Autori: Gazeta inFokus
11:58 | 22 June 2022
Në Kuvendin e Kosovës deputetët kanë votuar për zgjedhjen e një anëtareje të Komisionit të Pavarur të Medias.
Duke qenë se pjesë e votimit ishin dy kandidate të cilat morën më së shumti pikë në procesin e përzgjedhjes, ky proces i votimit në Kuvend ka dështuar pasi, Violeta Hyseni-Kelmendi mori 20 vota ndërsa kandidatja tjetër, Teuta Hoxha-Morina mori 29 vota.
“Në seancën plenare të Kuvendi, procesi për përzgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur të Medias dështon. Votat e fituara për kandidatët, Violeta Hyseni-Kelmendi mori 20 vota ndërsa Teuta Hoxha-Morina 29 vota”, ka thënë Ganimete Musliu që ishte edhe pjesë e komisionit për përzgjedhjen e anëtarit të KPM-së.
Derisa ajo ka shtuar se është për të ardhur keq që nuk u bë përzgjedhja duke qenë se të dy kandidatet ishin të shkëlqyeshme.
“Me keqardhje e them që do të bëhet sërish konkursi dhe që ky dështoj sepse të dy kandidatet ishin fantastike por në këtë Kuvend po ndodhin edhe këto gjëra që deputetët po bien pre e këtyre dështimeve”, ka shtuar ajo.
Kujtojmë që Gazeta Infokus ka raportuar se kandidatja e cila sot mori 29 vota në Kuvend, Teuta Hoxha-Morina nuk plotësonte kushtet e parapara me ligj për zgjedhjen e anëtareve të KPM-së.
Kjo duke qenë se ligji nuk e parasheh që pjesë e komisionit të jenë anëtarë nga fusha e arsimit./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Pamje të aksidentit tek Qafa e Duhlës ku u lënduan tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në vendin e njohur si Qa...
-
Avokati i Popullit po heton nëse ka shkelje në ligjin e pagave që s’i përfshiu veteranët
Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka pranuar asnjë ankesë lidhur m...
-
Afganistani pranon ndihma pas tërmetit shkatërrues
Tenda, ushqim dhe ilaçe kanë arritur në lindje të Afganistanit, pas tërmetit ...
-
Hekuran Murati mburret me “punësimet” e qeverisë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat zyrtare nga ATK-...
-
Osmani takohet me bizneset e Tajlandës: Kosova me shumë mundësi për investime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruan në Tajlandë, ku gjatë...
-
Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e funti janë shënuar 49 ra...
-
Aplikimi i Kosovës mbetet në sirtarët e Këshillit të Evropës
Këshilli i Evropës (KiE) vazhdon ta mbajë në sirtar aplikacionin e Kosovës pë...
-
‘Katrahura’ në Senatin e UP-së, përplasen ministrja Nagavci dhe Rron Gjinovci
Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka vaz...
-
Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle
Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një t...
-
Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë
Orar i stërzgjatur i punës, mohim i pushimit vjetor, punë pa kontratë, pagë e...
-
Parada ukrainase e Krenarisë mbahet sivjet në Varshavë
Parada ukrainase për të drejtat e komunitetit LGBT+ (homoseksualë, lesbike, b...
-
Pamje nga kufiri Kosovë-Shqipëri pa kontrolle
Një nga vendimet e miratuara në mbledhjen e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipë...