Lajme

Dështon zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës në raundin e parë

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 05 January 2022

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës gjatë seancës së sotme nuk kanë arritur që të zgjedhin kryesuesin e këtij kuvendi, shkruan Gazeta Infokus.

Kandidat i vetëm për këtë pozitë ishte Fehmi Kupina i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai mori 25 vota të cilat nuk mjaftuan që ai të marrë këtë pozitë, pasi që nevojiten më shumë se gjysma e votave që i bie 26 nga 51 asambleistë.

Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje kishte të drejtën që e para të propozonte kandidatin saj për kryesues të Kuvendit Komunal ngase ka numër më të madh të asambleistëve, ajo nuk propozoi askënd për këtë pozitë.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re e lëshuan sallën dhe nuk morën pjesë në votimin për kryesuesin e Kuvendit Komunal./Gazeta Infokus/

A mund ta zgjedhin të vetme LDK dhe PDK kryesuesin e Kuvendit Komunal në Prishtinë?

Të tjera