Dështon të nis gjykimi për korrupsion ndaj noteres dhe dy të akuzuarve tjerë

Autori: Gazeta inFokus
13:11 | 04 July 2023
Në mungesë të prokurores së shtetit Bukurije Gjonbalaj dhe mbrojtësit së të akuzuarit Bekim Maloku, avokatit Alban Makolli, ka dështuar të nis gjykimi ndaj noteres Valbona Murtezi-Bytyqi lidhur me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare rreth shitblerjes së një lokali në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Në këtë rast, Murtezi-Bytyqi po akuzohet se në cilësinë e noteres në mënyrë të kundërligjshme ka përpiluar një anekse-kontratë, duke ndryshuar bashkë-blerësit e lokalit, ndërsa Agim Spahiu e Bekim Maloku akuzohen se kanë ndihmuar të njëjtën në kryerjen e veprës penale
Lidhur me mungesën e prokurores Gjonbalaj, e cila është edhe përpiluese e kësaj aktakuze, gjykatësi i rastit Gëzim Ademi ka thënë se nuk mund të konstatohet nëse e njëjta është ftuar në mënyrë të rregullt për faktin se fletë kthesa ende nuk është kthyer në gjykatë.
Ndërsa, për mungesën e avokatit Makolli, i akuzuari Maloku tha se i njëjti e ka njoftuar atë paraprakisht se nuk mund të jetë i pranishëm në seancë.
Kështu, në këto rrethana seanca e shqyrtimit fillestar u shty, ndërsa e radhës u caktua më 17 korrik 2023.
Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 25 janar 2023, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, noterja Valbona Murtezi-Bytyqi akuzohet për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, ndërsa Agim Spahi dhe Bekim Maloku akuzohen se i kanë ndihmuar të njëjtës për kryerjes e veprës penale.
Sipas aktit akuzues, më 15 shkurt 2022, e pandehura Valbona Murtezi-Bytyqi në cilësinë e noteres të cilës i janë besuar kryerja e autorizimeve publike që të vendos për të drejtat, obligimet ose interesat e personave fizik e njëjta me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo tjetrit ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme ashtu që ka përpiluar “Aneks Kontratën për shitblerjen e paluajtshmërisë – lokalit në lagjen Ulpiana”.
E përmes të cilit, aktakuza thotë se e pandehura Murtezi-Bytyqi ka ndryshuar njërin nga dy bashkë-blerësit në këtë rast të dëmtuarin Krenar Alidema sipas kontratës bazë, të cilën e pandehura e ka përpiluar pa e pasur pëlqimin apo aprovimin e tij për tërheqje dhe pa e nënshkruar, i cili edhe kishte kryer edhe obligimin sipas kontratës bazë, pagesën e shumës së caktuar për blerjen e lokalit, në bashkë blerësin e ri të pandehurin Agim Spahiu.
Tutje aktakuza thotë, se me ketë rast i ka shkaktuar dëme të dëmtuarit Alidema, duke ia mohuar të drejtat parapara në kontratën bazë dhe ka përfituar personi tjetër, ndërsa i pandehuri Spahiu ku pas lidhjes se aneks kontratës nga e pandehura i njëjti është duke e shfrytëzuar lokalin i cili ka qenë objekt i kontratës bazë dhe aneks kontratës.
Me këto veprime, Murtezi-Bytyqi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe burgim prej tre deri në dhjetë vjet.
Ndërsa, sipas dispozitivit të dytë kësaj aktakuze, të pandehurit Spahiu e Maloku akuzohen se në bashkëkryerje e kanë ndihmuar të pandehurën Murtezi-Bytyqi për kryerjen e veprës penale të përshkruar si më lart të duke nënshkruar “Aneks Kontratën për shitblerjen e paluajtshmërisë-lokalit”, pa qenë prezent dhe në dijeni i dëmtuari Alidema.
Me këtë, Spahiu e Maloku ngarkohen se kanë kryer veprën penale “Ndihmë”, nga neni 33 në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, e cila dënohet më dënim më të butë sesa kryesi i veprës. /BetimipërDrejtësi

Të tjera
-
Valon Syla: “Këshilltarët e Kurtit bashkë me miq të Vuk Hamoviqit tugjarë të strujës, runu e tokëzonu”
Gazetari Valon Syla ka reaguar pas aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan ...
-
Shoqëria civile: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon përfitimet nga Plani i Rritjes
Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe organizatat joqeveritare u kanë bërë thi...
-
Hiti ma i ri” – Naim Sadiku ironizon pushtetin me tekst të fuqishëm në stilin “rap”
Gazetari Naim Sadiku, ka publikuar një tekst ironik i cili me një stil të ngj...
-
600 euro ryshfet për t’ua kaluar testet, dosja e Prokurorisë për 10 zyrtarët që u arrestuan për dallavere me patentë-shoferë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishti...
-
“Po abuzojnë me botoxa dhe fillera”, “Po tjetërsohen dhe po bëhen dikush tjetër”- Dokoresha e estetikës tregon si po abuzohet me ndërhyrje
Në emisionin Doktor Plus me Arjeta Osmanin ishte e ftuar doktoreshë Nora Goga...
-
Dhoma e Tregtisë dorëzon padi kundër ZRRE-së, shkak procesi i liberalizimit të tregut
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka dorëzuar zyrtarisht padinë kund...
-
Një muaj më parë humbi kushëririn në vendin e punës, vetë vdiq në aksident trafiku – tragjedi për familjen Xhyliqi nga Malisheva
Gazeta Infokus mëson se familja Xhyliqi nga fshati Marali i Malishevës është ...
-
E rëndë: Ky është i riu nga Malisheva që vdiq në aksidentin në Itali
Valdrin Xhyliqi nga Malisheva, është viktima tjetër që humbi jetën tragjikish...
-
E 24-ta, Kuvendi me njoftim zyrtar për seancën e nesërme
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për seancën e nesërme, të 24-ën...
-
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, pritet të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës
Burime të Indeksonline kanë konfirmuar se deputeti i Aleancës për Ardhmërinë ...
-
Dita Shtetërore e Kroacisë, organizohet ceremoni në KFOR me ambasadoren kroate
Komandanti i misionit të KFOR-it, Enrico Barduani dhe ambasadorja e Kroacisë ...
-
Ndër më luksozët në botë, jahti i Jeff Bezos ankorohet në Portin e Durrësit
Një ndër jahtet më luksoze në botë ka mbërritur këtë të premte në Portin e Du...