Lajme

Dështon takimi i Haradinajt me presidenten, AAK thotë se Osmani nuk respektoi orarin

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 19 December 2023

Takimi i paraparë midis presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ku do të diskutohej për zhvillimet e fundit në vend dhe për draft Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk është mbajtur, kjo pasi e para e shtetit nuk e ka respektuar orarin e përcaktuar.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.

Sipas tij, ky takim ishte paraparë të mbahej të hënën, por kjo nuk u realizua pasi që  takimi mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe presidentes osmani kishte zgjatur më shumë sesa që ishte paraparë dhe kjo kishte shtyrë që Haradinaj të largohet nga objekti i Kuvendit.

-Advertisement-

Tutje Xhemajli theksoi se: “E kishim një vullnet të mirë për të biseduar me Presidenten Osmani për çështjet me rëndësi për vendin, veçanërisht për draft-statutin e Asociacionit”.

Zëdhënësi i AAK-së tha se: “Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe sekretari i Përgjithshëm Muharrem Nitaj ishin në presidencë në orarin e përcaktuar nga Osmani, por fatkeqësisht siç theksoi Xhemajli, presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar”.

Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku të hënën zhviloi një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Ndërsa, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi nuk i shkoj në takim të parës së shtetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera