Dështon seanca për krime lufte
Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 16 August 2018
Seanca e parë që ishte paraparë të mbahet sot në gjykimin për krime lufte ka dështuar për shkak se mbrojtja nuk është pajisur me shkresat e lëndës.
Në këtë seancë pritej të bëhet shqyrtimi fillestar i akuzës ndaj të akuzuarit për krime lufte Milorad Zajic.
Prokurorja Speciale Fikrije Fejzullahu, tha se ka bëre përpjekje që të pajisë me shkresa mbrojtjen por nuk ka arritur.
Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Milorad Zajiç, avokati Millosh Delevic, propozoi shtyrjen e seancës.
“ Për shkak se jam me autorizim zëvendësues dhe nuk kam informata nëse mbrojtësi Dejan Vasic është pajisur me aktakuzën, andaj konsideroj që është më mirë që seanca të shtyhet “, deklaroi avokati Deleviç.
Pasi që prokuroria në aktakuzë ka propozuar masën e paraburgimit, gjykata kërkoji nga palët që të deklarohen në lidhje me masën e propozuar.
Prokurorja speciale tha se mbetet pranë kërkesës për paraburgim të cilën e ka paraqitur në aktakuzë.
Kërkesën e tillë e kundërshtoi avokati Milosh Delavic
“ Kërkoj që të refuzohet kërkesa e prokurorisë dhe theksoj se masa e arrestit shtëpiak ka dhënë efekt të plotë, po ashtu gjykata është e obliguar që të mos aplikojë masa me të rrepta, nëse masa ma e butë do të ketë efekt të njëjte “, tha avokati Delavic.
Ndërsa i akuzuari për krime lufte Milorad Zajiç tha se nuk do të lëvizë nga shtëpia. Milorad Zajiç, akuzohet se u përfshi në përndjekjen e fqinjëve të tij duke ofruar shtëpinë e tij si bazë për ushtrinë e duke qëlluar në drejtim të shtëpive të shqiptarëve.
Sipas aktakuzës, ai ishte parë nga fqinjët derisa shkarkonte nga makina e tij “Zastava” armë ndërsa në mbrëmje i vetëm kishte nisur të qëllonte në drejtim të shtëpive të shqiptarëve.
Nga këto sulme mbetën të djegur në shtëpitë e tyre tre të moshuarit Zade, Osman dhe Haradin Marmullaku.
Gjithnjë sipas aktakuzës viktima të këtyre sulmeve ishin edhe katër banorë të tjerë të vrarë, gruaja dhe vajza e të dëmtuarit Xheme Marmullaku dhe Ismet e Bashkim Marmullaku
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...