Lajme

Dështon rezoluta e VV-së për nënstacion të Policisë në Karaçevë, morën pjesë veç 23 deputetë

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 21 September 2020

Ka dështuar rezoluta e Vetëvendosjes përmes të cilës kërkonte që të vendoset një nënstacion i përhershëm i Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo rezolutë dështoj pasi nuk kishte kuorum dhe në seancë ishin veç 23 deputetë kur kërkohej votimi.

Kjo ka bërë që të dështojë për herë të dytë votimi i kësaj rezolute ku kërkohet edhe vendosja e një nënstacioni të përhershëm të policisë në këtë fshat kufitar.

-Advertisement-

Ditë më parë pas aksionit të Policisë së Kosovës ku u arrestuan mbi 30 persona derisa mbi 10 ishin policë, shkruan Gazeta Infokus.

Aty dyshohej se kryheshin vepra ilegale sikur lojërat e fatit, prostitucioni e kontrabandim./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera