Dështon raportimi i Zemajt për Covid në Komisionin e Shëndetësisë
Autori: Gazeta inFokus
10:46 | 11 November 2020
Raportimi i ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt ka dështuar në mungesë kuorumi, para anëtareve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shkruan Gazeta InFokus.
Kryetarja e këtij komisioni, Albena Reshitaj, tha se Zemaj ishte ftuar për të raportuar pas shtimit të rasteve të reja me COVID, por që anëtarët e komisionit nuk janë paraqitur.
“Ne sot kemi paraparë raportimin e ministrit Zemaj, si kryesues i Komitetit të vlerësimit të situatës emergjente me COVID-19. Duke parë përshkallëzimin e situatës me COVID-19 na ka bërë si komision që ta ftojmë në raportim ministrin Zemaj. Për shkak se nuk kemi kuorum, me keqardhje them që duhet ta ndërpresim këtë punë.
Kërkoj nga anëtarët që herëve të tjera të tregojnë me kohë se kanë marrë ndonjë vendim partiak”, tha Reshitaj, duke nënkuptuar vendimin e PDK për të pezulluar punën në Kuvend gjatë kësaj jave.
Në anën tjetër, ministri Armend Zemaj tha se ishin të gatshëm që të raportojnë në këtë komision, ndërkaq ftoi të gjithë për respektim të masave. /Gazeta InFokus/

T� tjera
-
Vikend për t’ia kushtuar këtij skandali: Fondet e BERZH-it për çerdhe e shkolla u shpenzuan për fasada – Keqpërdorimet në vlerë 2.18 milionë euro në Komunën e Përparim Ramës
Një vikend për t’ia kushtuar kohën një skandali të dokumentuar nga Zyra Kombë...
-
Nagavci me kritika të ashpra ndaj Zemajt: Më vjen keq për atë që është e çfarë përfaqëson
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar ashpër ndaj gj...
-
Çelen punimet e Asamblesë, Rama ndërpret sinjalin për mediat: Ndjesë, por dua të ndaj disa fjalë me familjen time politike
Ka nisur në 10:00 Asambleja e PS në Lalëz të Durrësit, ku Sekretari i Përgjit...
-
Dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin, dy persona kapen në Istog
Policia ka ndaluar dy persona në fshatin Sine të Istogut, të cilët dyshohet s...
-
Ndeshja Kosovë-Izrael, Policia paralajmëron masa të shtuara sigurie dhe ndërprerje të trafikut
Policia e Kosovës ka hartuar një plan operativ të sigurisë për ndeshjen ndërm...
-
71 aksidente trafiku, 26 persona të lënduar brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 913 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të ...
-
Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?
Brenda pak vitesh, kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) mund të shndë...
-
Dhjetë raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona
Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, p...
-
Rikthehen fluturimet në SHBA pas kaosit në aeroporte – rreth 10 mijë anulime për shkak të një defekti në sistemin e trafikut ajror
Sipas faqes së internetit për gjurmimin e fluturimeve Flightradar24, deri të ...
-
Tentoi ta godasë policin me veturë dhe sulmoi një tjetër, arrestohet i dyshuari në Vushtrri
Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se tentoi ta godasë me ...
-
DW: Rreziqet e rishikimit të arkitekturës së sigurisë së Europës
Ekspertët paralajmërojnë kundër rishikimit të arkitekturës së sigurisë së Evr...
-
Rama mbledh Asamblenë e PS-së, priten diskutime për çështje të rëndësishme
Partia Socialiste e Shqipërisë do të mbledh sot, në orën 10:30, Asamblenë Kom...




































