Lajme

​Dështon raportimi i Bislimit, Kryeziu arsyeton mungesën e deputetëve

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 12 October 2023

Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë ku ishte paraparë raportimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka dështuar në mungesë të kuorumit. Nga deputetët e mazhorancës e pranishme në komision ishte vetëm kryetarja Arbëreshë Kryeziu.

Pas disa minutash pritje, deputetët opozitarë e kanë lëshuar sallën ndërsa Kryeziu ka thënë se Bislimi do të bashkohej në komision porsa të sigurohej kuorumi.

Kryeziu ka kritikuar deputetët e opozitës që e kanë lëshuar sallën ndërsa ka dhënë një arsyetim për mungesën e kolegëve nga partia në pushtet.

-Advertisement-

“Ka pasur arsyetim, një deputete e jona është jashtë vendit në një trajtim shëndetësor, ndërkohë meqenëse shumica e deputeteve udhëtojnë, ndoshta edhe kanë pasur mundësi të kenë probleme me trafikun, megjithatë ka pasur arsyetim dhe po besoj se tash në çdo moment edhe mund të jenë brenda ndërtesës së Kuvendit”, tha Kryeziu- Hyseni.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi parashihej të raportonte lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera