Lajme

Dështon propozimi i Mustafës në Bruksel, duhet demarkacioni per vizat

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 25 April 2017

Takimi i shumëpritur i kryeministrit Isa Mustafa, dhe komisionierit evropian Dimitris Avramoploso, në Bruksel përfundoi me dështimin e kryeministrit Mustafa.

Zëdhënsja e Komisonit Evropian Tove tha për Tribuna Channel se Avromoplos vlerëson përpjekjet e kryeministrit Mustafa për demarkacionin me Malin e Zi dhe tha ka inkurajuar kryeministrin që ta dërgojë në Kuvend.

“Komisioneri Avramopoulos gjithashtu pranoi përpjekjet që Kosova ka bërë për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe inkurajoi Kryeministrin Mustafa, qeverinë e tij dhe partitë politike që të vazhdojnë së shpejti me votën në Kuvend.” tha Tove.

Ndërkaq, komisioneri evropian ka dhënë mbështetjen e tij për liberalizimin e vizave dhe ka vlerësuar edhe luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu bëhet e ditur se Avramoplos do të vizitojë Kosovën para sitnës së verës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera