Lajme

Dështon miratimi i rezolutës së propozuar nga AAK

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 30 November 2022

Ka dështuar miratimi i projekt rezolutës së propozuar në Kuvendin e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Në votim kanë marrë pjesë 64 deputetë, ku vetëm 21 prej tyre ishin pro këtij propozim.

Derisa, 42 deputetë të tjerë ishin kundër dhe vetëm një deputet ka abstenuar.

-Advertisement-

Kjo projekt rezolutë e propozuar nga AAK-ja, përmbante katër pika, në të cilën u paraqitën disa kërkesa.

Pikat e rezolutës së propozuar:

-Qeveria e Kosovës të marrë vendim menjëherë për shtyrje të vendimit për targat deri në marrëveshje finale,

-Institucionet e Kosovës të fillojnë dialogun intensiv për kthimin e serbëve në vendet e tyre të punës,

-Qeveria të nis me komunikim intensiv me faktorët relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitën, jo vetëm si reflektim i gjendjes së krijuar por edhe si nevojë për gjetjen e rrugëdaljes nga situata e krijuar,

-Të kërkohet një Samit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra takim disaditor deri në përmbylljen e marrëveshjes finale për njohje reciproke me Serbinë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera