Lajme

Dështon miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, Kusari-Lila: Do të vazhdojmë dialogun me opozitën

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 24 December 2021

Ushtruesja e detyrës së shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se opozita ka tendencë për prishjen e imazhit të punës së Kuvendit.

Pas dështimit të miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, ajo theksoi se këto marrëveshje kanë rëndësi të madhe për jetën e qytetarëve të Kosovës.

Ajo në një konferencë për media ka thënë se në seancën e sotme është vërejtur një performancë jo e mirë e opozitës, me arsyetime të paqëndrueshme dhe në dëm të qytetarëve.

-Advertisement-

“Ne do të vazhdojmë dialogun dhe komunikimin. Asnjëherë nuk ka munguar qasje që të jemi të afërt dhe të dëgjojmë me kujdes dhe të trajtojmë kërkesat e opozitës. Por nuk mund të kemi një miratim të 100 përqind të çdo kërkese që vjen nga ana e tyre. Apo të kërkojmë falje për shumicën që e kemi në Kuvend. Gjithashtu presim që të reflektojmë pozitivisht në domosdoshmërinë e miratimit të këtyre marrëveshjeve”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila shtoi se janë tetë projektligje për shëndetësi që priten të miratohen sonte dhe të njëjtat nuk janë kundërshtuar në komision.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera