Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 26 June 2023
Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit pasi nuk ishte kuorumi i mjaftueshëm.
Kështu ka bërë të ditur, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri para mediave.
Ai ka thënë se u diskutua për mbajtjen e një seancë të Kuvendit por që nuk u arrit të caktohej për mungesë kuorumi.
Deputeti Tahiri tutje ka folur edhe për lirimin e tre policëve nga Serbia që po mbaheshin në paraburgim.
Ai ka thënë se është i kënaqur me lirimin e tyre dhe ka falënderuar ShBA-në dhe BE-në.
“Nuk mbajtëm mbledhje e Kryesisë se nuk patëm kuorum, u diskutua për një seancë, por nuk dihet se kur do të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit. Shpreh kënaqësinë time që policët janë kthyer në familjet e tyre. Kidnapimi i tyre ka qenë një akt i shëmtuar që ka pasur qëllim dëmtimin e Kosovës. Fal ShBA dhe vendeve të BE-së ky lirim ka ndodhur”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti, duke thënë se ka dështuar në agjendën legjislative dhe në cdo aspekt tjetër.
“Për në si AAK është brengosëse puna e Qeverisë ka një dështim në qeverisje, është duke e dobësuar Kosovën në çdo moment. Jemi në fund të muajit qershor agjenda vazhdon që të jetë më e dobëta në Kosovë. Ka dështim në agjendën legjislative. Ajo që dua të them është se edhe viti 2023 është vit i humbur dhe i dështuar në çdo aspekt. Mëngjisi i situatës së veriut është totalisht i gabuar. Kryetari të vetmin aktivitet që e ka është shikim nga dritarja, ky nuk është faji i tij, por i Kurtit. Policët e Kosovës sot e 5 muaj nuk kanë marr shtesat e rrezikshmërisë”, u shpreh Tahiri i AAK-së.
Të tjera
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...