Lajme

Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, s’ka kuorum

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 21 March 2023

Mbledhja e Komisionit parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka dështuar shkaku i mungesës së kuorumit.

Edhe pse fillimisht kjo mbledhje u shtye për 30 minuta, përsëri mungesa e deputetëve të mazhorancës nuk mundësoi mbajtjen e mbledhjes dhe atë e anuloi kryetari i Komisionit, Ferat Shala,  shkruan Klankosova.tv.

Në rend të ditës ishte miratimi i planit të performancës së ZRRE-së për vitin 2023 si dhe shqyrtimi i kërkesës së Bordit të AKP-së për auditim të procesit të shitjeve direkte në AKP.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera