Dështon mbledhja e komisionit hetimor për gylenistët

Autori: Gazeta inFokus
10:47 | 26 November 2018
Mbledhja e komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq ka dështuar të mbahet pasi që deputetët anëtarë të këtij komisioni nuk kanë arritur të dakordohen rreth rendit të ditës.
Në rend të ditës në këtë komision ka qenë raportimi i presidentit dhe kryeministrit të Kosovës.
Deputetja e PDK, Ganimete Musliu, ka kërkuar që të hiqen raportimi i presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Tek intervistimi duhet të bëhet një ndryshim, pasi kryeministri dhe presidenti nuk janë këtu. Presidenti është në SHBA dhe kryeministri është në mbledhje të dy qeverive në Pejë”, tha Musliu.
Edhe deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, pati një kerkesë të tillë.
“Besoj që kemi gabuar nuk e kemi menduar i heqim këta dy kandidatë dhe e lënë vetëm sekretarin”, tha Nitaj.
Megjithatë deputetët e partive opozitare ishin që të mos largoheshin nga rendi i ditës dhe të diskutoheshin përgjigjet që kanë marrë.
Driton Selmanaj, i LDK, tha se duhet të diskutohen përgjigjet nga presidenti dhe kryeministri.
“Ne duhet ta miratojmë rendin e ditës kështu sic është, t’i trajtojmë përgjigjet që kemi marrë. Nuk mundemi ne t’i japim arsyetimet”, tha ai.
Deputeti i AAK-së Muharrem Nitaj tha Komisioni do të duhej t’i kërkonte falje kryeministrit që e ka ftuar të raportojë sot kur e ka pasur të paracaktuar një ngjarje që tre muaj.
“Është tendencioze t’i themi mbylle atë mbledhje dhe eja këtu”, tha ai.
Kurse deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, tha se po bëhet vetëm kinse po punohet.
“Mos të bëjmë vetëm këtu kishe po punojmë. Konsideroj se duhet të hiqet presidenti dhe kryeministri nga rendi i ditës”, tha Beqa.
Ndërsa deputeti Nitaj e ka velrësuar shumë qesharake që për një gjë që është e ditur të votohet në komisionin.
“Ju e keni ditur se kryeministri ka mbledhjen e dy qeverive dhe e dini që nuk mund të jetë në të njëjtën kohë në dy vende”, tha Nitaj.
Kryetari i komisionit Xhelal Sveçla, tha se kryeministri ka treguar se nuk di të jetë, ndërsa nga presidenti nuk kanë marrë njoftim.
“Është e papranueshme që komisioni me i kërku falje dikujt për dicka ligjore. Ne në mbledhjen e ardhshme do ta ftojmë prapë kryeministrin. Kemi dërguar kërkesën na ka ardhë njoftimi, te tjetri kemi dërguar njoftimin nuk kemi marrë asgjë”, tha Sveçla.
Për këtë reagoi deputeti i AAK-së Muharrem Nitaj.
“Nëse ju e keni marrë një përgjigje nga kryeministri se nuk do të jetë këtu, pse e keni lënë në rend të ditës”, tha ai.
Përplasje me fjalë ka pasur edhe në mes deputetit të PDK Hajdar Beqa me kryetarin e komisionit Xhelal Sveçla e deputetin Sami Kurteshi.
Deputetja e PDK Ganimete Musliu dhe ai i AAK-së Muharrem Nitaj e kanë lëshuar mbledhjen. Në fund nuk ka marrë vota as propozimi i deputetes Musliu.
Për rastin e tre shtetasve turq në raportim sot përveç presidentit dhe kryeministrit ishte i ftuar sekretari i MPB-së Lulzim Ejupi.

Të tjera
-
Presidentja Osmani pret sot krerë shtetesh nga Antigua dhe Barbuda si dhe Tanzania
Presidenca ka bërë të ditur se Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osm...
-
Punëtorët e “Pastrimit” e kaluan edhe një natë para Komunës- Vazhdon dita e 11-të e grevës
Prej njëmbëdhjetë ditësh, punëtorët e kompanisë rajonale “Pastrimi” po qëndro...
-
Aksion i policisë: Arrestohen pesë persona në Rogovë të Gjakovës, konfiskohen disa armë
Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona dhe ka sekuestruar disa armë, pas...
-
Tentim grabitje në Obiliq, lëndohet punëtori i pompës
Një tentim grabitjeje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në...
-
Aksident tragjik në Pejë: Humb jetën një person, vetura u përfshi nga flakët
Një person ka vdekur pasi është aksidentuar në orët e para të së dielës. Ai d...
-
Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për vjedhje të automjetit – vetura i kthehet pronarit
Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person...
-
Aksident trafiku në Prizren, lëndohen dy persona e shkaktohen dëme të mëdha materiale
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin, Grazhdanik të Prizrenit. ...
-
ZRRE paralajmëron shtrenjtim tjetër të energjisë elektrike
Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu th...
-
Haziri: Për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme, nuk votohet as për Kuvend e as për Qeveri
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga depute...
-
Haziri i reagon Kurtit: Ai që kundështoi gjithçka në këtë Republikë, e ka në dorë zgjidhjen e bllokadës
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga depute...
-
Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt mbahet më 4 qershor
Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në ra...
-
Kurti viziton “Defender Europe 25”: Ushtria jonë po dëshmon aftësitë me ushtritë e NATO-s
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar zonën ku janë duke u mbajtur...