Dështon gjykimi në Mitrovicë, i akuzuari po jeton në Serbi
Autori: Gazeta inFokus
14:59 | 03 November 2018
Marjan Iliq, i akuzuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, edhe pse ishte ftuar në mënyrë të rregullt nuk erdhi në gjykatën e Mitrovicës
Andaj seanca e shqyrtimit fillestar e paraparë që të mbahej dje në gjykatën e Mitrovicës ka dështuar.
Gjyqtari i rastit, Burim Ademi ka njoftuar se me 19 tetor gjykata i kishte dërguar urdhëresë në Stacionin Policor në Veri, ku kishte kërkuar që të akuzuarit Iliq ti dërgohej ftesa për këtë seancë.
Por Ademi bëri të ditur se nga përgjigja e marrë më 31 tetor, rezulton se i akuzuari nuk është gjetur në adresën e dhënë.
Gjyqtari Ademi ishte njoftuar nga policia se, pas një komunikimi që kishin bërë me të akuzuarin Iliq përmes telefonit, ky i fundit i ka njoftuar se që një kohë jeton në Rashkë të Serbisë, dhe se nuk mund të marrë pjesë në këtë seancë, duke cekur se për këtë çështje penale e ka caktuar avokatin Ljubomir Pantoviq për mbrojtës të tij.
Pas kësaj shqyrtimi fillestar është shtyrë për 16 nëntor.
Ndryshe Prokuroria e atëhershme Publike e Qarkut në Mitrovicë akuzon Marjan Iliq se më 14 janar 2010, në Leposaviq, përballë kafe bar “VOX”, me dashje ka tentuar ti privojë nga jeta të dëmtuarit, Ivan Simiq, Sasha Lazareviq dhe Goran Millunoviq.
Ngjarja kishte ndodhur gjersa festohej festa e Vitit të Ri, kur i akuzuari Iliq, kishte ftuar të dëmtuarin Goran të dalë jashtë lokalit ku me të dalin edhe dy të dëmtuarit Lazareviq dhe Millunoviq, me ç ‘rast i pandehuri shtie me armë zjarri tre herë në drejtim të të dëmtuarve, të cilët arrijnë të fshihen prapa shkallëve në korridorin e kafe barit “VOX”.
Me këtë veprim, që sipas prokurorisë është vënë në rrezik edhe jeta e personave të tjerë të cilët ishin aty prezent, Iliq akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” .

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































