Lajme

Dështon gjykimi ndaj Milaim Zekës e të tjerëve për rastin e “mashtrimit me viza”

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 22 September 2020

I akuzuari Ilir Krasniqi dhe mbrojtësi i tij Ramiz Krasniqi munguan në seancë.

Kjo bëri që të mos mbahet gjykimi ndaj tij, Milaim Zekës e Edmond Kërliut në Gjykatën Themelore në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Këta të tre akuzohen nga Prokuroria Speciale për mashtrim, shmangie nga tatimi e pastrim parash.

-Advertisement-

Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili tha që nuk kishin prova nëse i akuzuari Krasniqi me mbrojtësin e tij ishin ftuar në mënyrë të rregulltë.

E edhe Zeka ka thënë që nuk kishte pranuar ftesë nga gjykata, shkruan Gazeta Infokus.

“Unë jam shpërngulë në Suedi, kam ardhur prej Suedisë për seancë, Edmondi ka qenë në Itali dhe ka ardhur për këtë seancë, jena turturu, defekti për mu është tek sekretaria, as avokati nuk ka qenë i njoftuar për këtë seancë, ne nuk kemi marrë ftesë”, ka thënë i akuzuari Zeka.

Seanca e radhës pritet që të mbahet më 26 tetor./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera